UEFA ndëshkon Bullgarinë dhe Rumaninë për “racizmin” e tifozëve

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bullgaria do të duhet të mbyllë një pjesë të stadiumit të saj kombëtar në ndeshjet kundër Anglisë dhe Republikës Çeke – të vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian të Futbollit – për shkak të racizimit.

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) e lëshoi urdhrin të premten, duke thënë se tifozët bullgarë kanë bërë thirrje raciste gjatë ndeshjeve me Çekinë dhe me Kosovën, muajin e kaluar.

Bullgaria do të jetë mikpritëse e ndeshjes me Anglinë më 14 tetor dhe me Republikën Çeke më 17 nëntor, shkruan rel.

Rumania po ashtu u urdhërua të mbyllë një pjesë të stadiumit të saj për një ndeshje të moshave nën 21 vjeç, pasi UEFA konstatoi se tifozët e saj kanë bërë sjellje raciste gjatë një ndeshjeje muajin e kaluar. Një tjetër rast racizmi kundër Letonisë u hodh poshtë.

 

Zjarr Tv Ad