UEFA/ Teodor Teodoridis, vizitë në Shqipëri

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, Teodor Teodoridis ka filluar vizitën e tij në Tiranë me një takim privat me kryeministrin, për të kaluar më pas tek investimet reale të Federatës Shqiptare të Futbollit, duke parë mbarëvajtjen e punimeve pranë “shtëpisë së futbollit”, siç quhet ndryshe kompleksi ku do të jetë selia e re e FSHF-së dhe dy ministadiume.

Teodoridis ka vizituar edhe stadiumin e ri kombëtar që është në vazhdim të punimeve.

“Pashë progresin që po bëhet për zyrat e reja të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe stadiumin. Për të dyja këto mund të them që jam i befasuar.

Është si një erë e re për vendin tuaj. Unë kam qenë disa herë këtu, edhe kur ishte stadium i vjetër‘Qemal Stafa’, por tashmë ky s’ka të krahasuar.

Sa i përket kandidimit të mikut tim, presidentit Duka, në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, unë duhet të jem i distancuar pasi jam Sekretar i Përgjithshëm i UEFA-s dhe ka disa persona që kandidojnë, kështu që duhet t’i respektoj të gjithë”, theksoi Teodor Teodoridis.

Sa i përket zhvillimit të një aktiviteti të madh europian në Tiranë, pasi me këtë stadium FSHF-ja ka kandiduar disa herë për zhvillimin e Superkupës së Europës, Teodoridis thekson:

“Përse e limitoni veten tuaj për të synuar vetëm një kompeticion?

Pasi të përfundojë stadiumi, ne do të bashkëpunojmë me Federatën shqiptare për të vendosur se çfarë aktiviteti mund të zhvillojmë këtu.

Nga sezoni 2020-2021 do të kemi një aktivitet të ri klubesh, e për më tepër kemi disa aktivitete në nivel përfaqësuesesh, që edhe Shqipëria mund të jetë pjesëmarrëse”, u shpreh Teodor Teodoridis.

Sa u përket projekteve të ardhshme, edhe vet presidenti Duka theksoi se ka filluar bashkëpunimi për të menduar zhvillimin e një turneu ndërkombëtar.

“Kemi filluar punën për stadiumin e ri të Kukësit dhe do të shohim bashkë me UEFA-n se çfarë projektesh janë, për të zgjedhur ndonjë turne që do të ishte në të mirë të futbollit, më tepër sesa rentabël në këndvështrimin financiar”, tha Armand Duka.

 

 

 

 

Zjarr Tv Ad