Uji i pishëm në Krujë ishte përzjerë me spe*më viçash!

0
249
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Artan FUGA

Dëgjova një drejtues të Institutit të Shëndetit Publik dhe nuk iu besoja as veshëve as syve.

Ndërkohë që mediat merren gjithë ditën me batutat e Ramës dhe Bashës në Kuvend.

Ky i Shëndetit Publik deklaron me gojën plot me … ujë Kruje. Presim ndonjë raport ekspertize me shkrim nga ata që kanë parë gjendjen. Hiiiiiç. Hajde shtet hajde! Mavri fare! Presim raporte laboratorike, Hiiiiiiç. Fekale mediatike vetëm. Kontaminim konferencash shtypi nga logore budallalliqesh!

Thuhen ca llogje para gazetarëve pa pikë përgjegjësie pa të dhëna, pa firmë, pa raporte laboratoresh.

Miq, ne tallemi nga nëpunësi më i humbur deri te më i larti. Tallje e pashoq!

Tallje dhe diarrhe. Diahrre nga poshtë, nga trutë dhe nga goja!

Na thotë se vetë në një pikë, vetëm, të ujësjellësit të rrethit të Krujës kishte mikrob. O Zoooot! Në cilën pikë? E di Shëndeti Publik se “pika” është nocion gjeometrik dhe jo një nocion hidrik? Kur hyn një mikrob në një “pikë”, uji e shpërndan në rrjet. O zotëriiiiiiiii!

Nuk na jep pak hartën e tubacioneve të familjeve të kontaminuara! Si ajo barcaleta, që i tha ai: është vetëm shumë paaaaaaaak me barrë!

Lëre këtë por ky i Shëndetit Publik na njofton me gëzim se në spitalin e Krujës gjendja është shumë e qetë. Uaaaaaaau! Ne duam të dimë për qetësinë e zorrëve të barkut të krutanëve, ky na flet për qetësinë e Spitalit të Krujës!

Cfarë bëhet kështu mooooo? Po ata kanë një javë që pinë ujë të blerë sa frëngu pulën, ça mos qetësohen! Na thuaj o njeri: A ka më isherishja koli, a cheri-cheri në tubacionet e “pikës” që të na bjerë neve dhe ty! Pa lëre qetësinë e spitalit! Pse i ikën mo problemit!

O gazetarë nuk kuptoni që ju tall dhe i zgjasni mikrofonat! Po ça bëni mo!

Dhe ky i Shëndetit Publik hiqet edhe si rregullues lavamanësh ndonëse Instituti i tij nuk ka asnjë kompetencë në këtë drejtim. Na thotë se kontaminimi ka ndodhur nga hyrja e shirave të ndotura në ujin e pishëm. Hahahahahahahahaha!

Pse nga të kontaminohet tjetër uji i pishëm nga llogjet e parlamentit! Apo nga sperma e viçave! Ky të shkrin gazit! Për kokën time!

Ore mos na kanë marrë shirat e ditëve të fundit logjikën? Shirat e kohëve të fundit – thotë! Të kujt kohe mo? Që nga koha e Skënderbeut mooooo?

Si hyri uji i shiut në ujin e pishëm nuk ka i thotë. Hyri mo- ja kaq. Si ai gjinokstraliu që e shijonte vajin duke lëpirë shishen nga jashtë: Hajde deklarim hajde, dhe gazetarët nuk ia hedhin mikrofonat në kokë Institutit të Shëndetit publik!

Monitorojmë një muaj rresht – thotë. Me vdek gazit. Ai duhet të monitorojë ujrat e pishme në të gjithë territorin çdo sekondë.

Një muaj thotë! Sa t’u mbaroj pizga krutanëve që në fakt po të jenë burra duhet të kërkojnë kompensim në lekë për gjithë ujin e pishëm të blerë këtë javë, për ilaçet e marra, për shqetësimin e pësuar, për gjithçka.

Dhe ta detyrojnë ujësjellësin e shëndetit publik që në rubineta këtej e tutje të mos u sjelli shurrë gjarpërinjsh nga malet e Krujës, por coca-cola të shtuar me dhallë.

O pika e ujësjellësit të Krujës, o pika Shëndetit Publik, o Pika neve qytetarëve që pimë ujë të dhjerë, dhe dhitemi nga punonjësit e shtetit kështu.

Zjarr Tv Ad