UK do të mbledhi taksën e pronës, 600 mijë banesa të paregjistruara

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Taksa e pronës ka filluar të implementohet që vitin e kaluar, ndërsa këtë herë është vendosur që agjenti tatimor për mbledhjen e kësaj takse do jetë ujësjellës kanalizime.

Ndërsa pyetja që shtrohet është se, a janë gati të gjitha bashkitë për të bashkëpunuar me ujësjellsat që të mbledhin këtë taksë përmes faturës së ujit?

 “Nga informacionet që ne kemi deri sot janë të paktën 28 bashki të cilat operojnë me UKT në çdo bashki, pjesa tjetër përdor si agjent tatimorë në këtë rast për arkëtimin e taksave vendore dhe kryesisht për taksën e pasurisë mbi ndërtesat, zyrat bashkiake të ndodhura në çdo njësi administrative,” tha Duro.

Të gjitha bashkitë ndodhen përballë një sfide për identifikimin fizik të pronave mbi të cilat do të aplikojnë taksën e re. Drejtori i taksës së pronës në ministrinë e financave, u shpreh se nga 5 nëntori i vitit të kaluar kur është lançuar sistemi i kadastrës fiskale llogariten 1.5 mln njësi pronësore nga të cilat 1.2 mln janë banesa.

Sipas Enton Duros mbi 600 mijë prej tyre do të nis aplikimi i taksës të pasurisë së llogaritur me metodologjinë e re. Ndërsa për pronat e mbetura gati gjysma do të jetë detyra e bashkive për identifikimin dhe regjistrimin e tyre në sistem.

 Viti 2019 shënon një vit të ri fiskal ku bashkitë duhet të marrin masa dhe të përfshinë ndryshimet ligjore në paketën e tyre fiskale e cila kalon nëpërmjet një vendimi në Këshillin Bashkiak,” tha Duro.

Një nga këto bashki e cila po mbledh të dhënat, e cila nuk është ende gati për ta mbledhur taksën me metodologjinë e re është bashkia më e madhe në vend, Tirana.

 Po bashkia që nuk e kanë përdorur akoma sistemin është një nga bashkitë  e Tiranës e cila po pret të marri të dhënat. Këtu duhet të jemi të kujdesshëm, pasi ende nuk kemi një konfirmim zyrtar për të marr vendimin e Këshillit Bashkiak, të cilat kërkojnë të ndjekin procesin e vetdeklarimit, dhe më pas nëpërmjet këtij procesi të bëhet edhe përditësimi i të dhënave në sistem. Por nuk është e vetmja kjo, ka dhe bashki të tjera si Elbasani, Shkodra dhe të tjera, por ka dhe nga ato bashki që po punojnë shumë mirë si Korca, Shkodra. Të gjitha bashkitë punojnë në sistemin tonë për të hedhur të dhënat në regjistrin e kadastrës fiskale më pas për ta arkëtuar është një proces i dytë i cili ndërlidhet me agjentët,” u shpreh Duro.

Cila është metodologjia e re për llogaritjen e taksë së pronës? Nëse një qytetar disponon 1 shtëpi 100 metra katror në zonën e bllokut, vlera e shtëpisë llogaritet me çmimet fiskale me vendimin e qeverisë të datës 28 Shkurt 2016, dhe kjo zonë e ka  1500 euro metri katror.  Pra 100 metra katror x 1500 euro është 150.000 euro, ndërkohë që kjo shumë do të shumëzohet me nivelin e taksës së vendosur nga qeveria, 0.05% që del 75 euro në vit.

 

Zjarr Tv Ad