Ukraina dërgon anije të tjera në detin Azov, sfidon Rusinë

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ukraina dhe Rusia kanë ndërprerë marrëdhëniet e tyre diplomatike që prej aneksimit të Krimesë nga ana e Moskës në vitin 2014, me më shumë se 10,000 njerëz të vdekur në betejat mes trupave të Ukrainës dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia.

Mosmarrëveshja u thellua kur Moska muajin e kaluar kapi dy anije të vogla ukrainase dhe një rimorkiator, me një ekuipazh të kombinuar prej 24 personash në Krime, dhe i akuzon ata për hyrje të paligjshme në ujërat ruse, ndërsa anijet ishin drejtuar nga Deti i Zi.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar kthimin e anijeve të konfiskuara dhe lirimin e ekuipazheve, ndërsa edhe Presidenti Donald Trump anuloi bisedimet me presidentin rus Vladimir Putin në shenjë proteste.

“Agresioni i Rusisë nuk do të ndalë planet tona për të krijuar një grup detar në Detin e Azov”, tha Oleksandr Turchynov, sekretar i këshillit kombëtar të sigurisë dhe mbrojtjes në qeverinë ukrainase, në një intervistë me degën lokale të BBC.

“Nëse do të ndalemi dhe do të tërhiqemi, Rusia do të përmbushë detyrën e saj për kapjen e Detit Azov, do ta paraqesë botën me kufij të ri të detit ,të vetë-përcaktuar në Detin e Zi, dhe de fakto do të legalizojë pushtimin e Krimesë”, tha ai për BBC News Ukraine.

 

Zjarr Tv Ad