Ukrainë/ Kandidatët për president i nënshtrohen testit të drogës dhe alkoolit

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fushata për garën e balotazhit në presidencialet e Ukrainës ka dalë nga shinat e sfidave të zakonshme politike. Gara po konsiderohet tani si një “shfaqje që duhet të vazhdojë”, pasi të dy kandidatët që kaluan në balotazh, presidenti i tanishëm Petro Poroshenko dhe komediani Volodymyr Zelenskiy, po e sfidojnë njëri tjetrin në mënyra nga më të çuditshmet.

Zelenskiy mori rreth dyfishin e votave të Poroshenkos, por presidenti i tanishëm po përpiqet ta paraqesë komedianin si një peshë të lehtë e pa eksperiencë në politikë që mund të rrezikojë sigurinë e Ukrainës.

Stafi i fushatës së Poroshenkos është përpjekur që ta përfshijë Zelenskiy-n në një debat të fokusuar tek reformat e vendit. Dhe komediani e pranoi ftesën për debatin që pritet të zhvillohet në stadiumin Olimpiyskiy.

Nga ana tjetër Zelenskiy kërkoi që të dy kandidatët t’u nënshtrohen testeve të drogës dhe alkoolit. Poroshenko iu bind thirrjes së tij dhe të premten u shfaq në televizion, duke iu nënshtruar një testi të tillë. Kështu bëri dhe Zelenskiy që shkoi në një klinikë private.

Dhe ndërsa Zelenskiy po përgatitet për finalen e madhe, ai vazhdon t’i qaset një fushate jo tradicionale, e ndryshme nga të gjitha ato që vendi ka njohur deri më sot. Votimi i balotazhit për zgjedhjet presidenciale të Ukrainës do të zhvillohet më 21 prill.

 

 

Zjarr Tv Ad