Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian është shoqëruar me përplasje mes mazhorancës dhe opozitës, ku nuk kanë munduar as tonet e larta të zërit.
Teksa kreu i grupit parlamentar të PD, Enkeled Alibeaj, fliste për Agjencinë për Media dhe Informim të ngritur nga qeveria, iu drejtua zv.kryeministrit Arben Ahemtaj me “Beni”. Përdorimi i emrit shkaktoi debate mes tyre, teksa Ahmetaj i kërkoi Alibejat të mos i drejtohej me atë referencë.
Në përplasje u përfshinë edhe kryetarja e Këshillit të Integrimit Europian, Jorida Tabaku dhe deputeti i PS, Petro Koçi.
Debati i plotë:
Enkeled Alibeaj: Është ngritur Agjencia për Media dhe Informim, drejtohet nga Endri Fuga. Meqë jemi tek Edi, Beni, Endri, po e përdor me emra.
Arben Ahmetaj: Unë thashë flas si zëvendës kryeministër dhe si qytetar, si Beni. Mos vazhdo më me atë
Enkeled Alibeaj: Jo jo do të vazhdoj
Arben Ahmetaj: Mos vazhdo se do të ta kthej unë tani. Do që ta prishësh mbledhjen?!
Enkeled Alibeaj: Ktheje si të duash
Arben Ahmetaj: Lëre pra tani, kot
Enkeled Alibeaj: Më dëgjo deri në fund, se unë pata durim të dëgjoja deri në fund
Arben Ahmetaj: Dhe unë të dëgjoj, por mos më thuaj mua, jo Beni, jo kjo. Stop
Enkeled Alibeaj: Ta them unë ty atë, këtë gjuhë mos e përdor se nuk të shkon.
Arben Ahmetaj: Beni, Beni. Stop me atë referencë, kaq
Enkeled Alibeaj: Bën vetëm një gjë të mirë ti, të mbash ato shënime. Meqë i thotë zonja Çupi
Arben Ahmetaj: Zonja Çupi, por me respekt.
Enkeled Alibeaj: Beni me respekt të them dhe unë me respekt e kam. Pse acarohesh ti
Arben Ahmetaj: Acarohem me ty
Enkeled Alibeaj: Të vazhdoj unë dhe vazhdo pastaj ti me përgjigjet
Ndërhyn Petro Koçi
Jorida Tabaku: Mua me ti mos mu drejto. Ule zërin aty, mos mu drejto mua me “ti” këtu në mbledhje.
Flet Petro Koçi por nuk dëgjohet në audio
Jorida Tabaku: Kush po bën ironi? Suleni të gjithë me urdhër. A ka mundësi të mbash qetësi këtu, ne po flasim. Mua me ti mos mu drejto, po të them. Qetësohu dhe mos mu drejto me ti, qetësohu. Mund të bëjmë 5 minuta pushim të qetësohet zoti Koço
Enkeled Alibeaj e korrigjon: Koçi
Jorida Tabaku: Qetësohu, e menaxhon vetë. S’ka nevojë për njeri që të sulet
Enkeled Alibeaj: Duhet qetësi, askush të mos ndjehet i fyer në një çështje kaq të rëndësishme. Mbajta shënim çfarë thatë dhe po ju kthej përgjigjet ashtu siç juve ndiheni më rehat. Ju thashë o zv.kryeministër, ose Beni, meqë thatë Beni. Prit tani, janë pyetjet që ju kanë acaruar.
Pyetja është: Endri Fuga është drejtori i Agjencisë për Mediat për Informim, s’ka të dhëna si rekrutohen janë mbi 60 veta, çfarë kriteresh ka. Ajo ka qëllim propagandën qeveritare