“Ulërima e lot ”, policia negocion për të larguar banorët

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një situatë e pazakontë që ka sjellë bllokimin e qarkullimit prej rreth një orë pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” si pasojë e një aksioni të ndërmarrë nga një përmbarues privat për prishjen e një banese.

Në momentin që përmbaruesi ka shkuar për të nisur nga puna, familjarët kanë rezistuar e protestuar. Ata janë shtrirë në rrugë në shenjë proteste dhe kërkojnë që puna të ndalet.

“Na morën jetën, na pushkatoni” dëgjohen teksa ulërasin zonjat e shtëpisë.

Kujtojmë që banesa e tyre ndodhet në truallin e ish- pronarëve që kanë një vendim gjykate për kthimin e truallit.

Njëri prej familjarëve që flet me tone të ashpra ndaj shtetit e drejtësisë thotë se toka mbi të cilën ndodhet banesa e tyre është e shtetit. Ish-pronarit, që sipas tij ka siguruar një vendim gjykate për të marrë pronën i është kthyer ajo padrejtësisht. Sipas zotërisë, bëhet fjalë për një pronë të sekuestruar në vitin 1939.

“Në këtë banesë jetojmë prej 70 vitesh. Toka e banesës ku banojmë është e shtetit. Nuk i është marrë në vitin 1944. Ai e ka marrë pa procesverbal, ka marrë 10 mijë metra. Këtij i është sekuestruar në 39 prona nga italianët, jo në vitin 1944. Le të sjellë një dokument të vetëm që iu është sekuestruar prona në 44 dhe unë e liroj shtëpinë”,- thotë pronari.

Jo vetëm familjarët por edhe fëmijët e tyre ndodhen në këto momente përpara banesës që do të shembet, Ata refuzojnë të marrin ndihmë, Dëgjohen ulërima e të qara, ndërkohë që policia qëndron jashtë portës dhe përpiqen t’i largojnë. Mësohet gjithashtu se policia ka shoqëruar disa prej tyre.

Zjarr Tv Ad