Ministrja e Arsimit Evis Kushi njoftoi sot ndryshimin e mesatares për maturantët që synojnë degët e mësuesisë. Mesatarja për këto degë ulet nga 7.5 në 6.5, me kushtin që në ciklin master kësa studentë të zgjedhin një drejtim tjetër nga ai i mësuesisë.
“Përshëndetje të gjithëve, miratuam në mbledhjen e sotme, mesataren që gjimnazistët duhet të kenë për të hyrë në degët e mësuesisë, nga 7.5 që ishte deri tani. Ka një shqetësim nga Universitetet, që jo të gjithë këta nxënës duan të bëhen mësues, dhe nuk ka nevojë që të ketë mesataren 7.5.
Jo të gjithë ata që vazhdojnë gjuhën e huaj do të bëhen mësues. Me vendimin e sotëm, u japim mundësi dhe maturantëve që mbarojnë me masatare më të lartë të 6.5 që të hyjnë në degët e mësuesisë, dhe me kushtin që të mos vazhdojnë mësuesi në nivelin master”, tha Kushi.