Ulet në 1.300 numri i të zhdukurve nga Uragani Dorian

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shërbimet e urgjencës në Bahamas raportuan se numri i të zhdukurve pas uraganit Dorian ka shkuar në 1.300 njerëz.

Në fillim të kësaj jave në listën e personave të zhdukur ishin  2.500 njerëz.

Agjensia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave (Nema) tha se rënia e numrit të të zhdukurve erdhi verifikimit të emrave të të humburve me ata që ishin në strehimore.

Uragani Dorian goditi Bahamas në fillim të këtij muaji duke vrarë të paktën 50 persona.

Numri i të vdekurve pritet të rritet ndërsa operacioni i kërkimit dhe pastrimit të zonës vazhdon.

Kryeministri Hubert Minnis tha në një deklaratë të mërkurën se qeveria do tregohej transparente dhe se do të siguronte informacione në kohë reale mbi numrin e humbjeve të jetëve.

Dorian përfshiu ishullin me erëra të forta deri në 295 km / orë kur bëri preku Elbow Cay në Abacos në 1 Shtator.

Zjarr Tv Ad