Ulet numri i spermatozoideve në botë| A është në rrezik e ardhmja e njerëzimit?

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Numri i spermatozoideve në mbarë botën është ulur përgjysmë në pesë dekadat e fundit.

Ka parashikime edhe më të këqija që thonë se numri i tyre ka ardhur duke u zvogëluar me të njëjtën përqindje që nga fillimi i shekullit.

Një ekip ndërkombëtar që mbledh prova sa i takon kësaj çështjeje paraqet të dhëna shumë alarmante. Kriza e fertilitetit në botë është e dukshme dhe kërcënon drejtpërdrejt mbijetesën e njerëzimit.

Këtë e tregojnë faktet e mbledhura nga 223 studime që i bazuan gjetjet e tyre në mostrat e spermës nga mbi 57 mijë burra nga 53 vende.

Për herë të parë që nga kryerja e testeve, meshkujt në Amerikën Latine, Azi dhe Afrikë treguan një rënie të numrit të përgjithshëm të spermatozoideve dhe përqendrimit të tyre, siç ishte vendosur tashmë në Evropë, Amerikën e Veriut dhe Australi.

Autorët e studimit paralajmërojnë se për këtë arsye, çiftet në mbarë botën mund ta kenë të vështirë të krijojnë familje pa kryer fillimisht një sërë trajtimesh mjekësore.

Të dhënat nga viti 1973 deri në vitin 2018 tregojnë se numri i spermatozoideve u zvogëlua mesatarisht me 1.2 për qind në vit, dhe pas vitit 2000 ato ishin edhe më tronditëse sepse tregojnë një rënie prej më shumë se 2.6 për qind në vit.

Zjarr Tv Ad