Ulja e dënimit të Dritan Dajtit, reagojnë shoqatat e policisë: 4 dëshmorët u rivranë nga drejtësia

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nuk është pritur aspak mirë nga shoqatat e policisë vendimi i Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda për pranimin e gjykimit të shkurtuar për Dritan Dajtit, duke ia ulur dënimin për vrasjen e 4 efektivëve të policisë, nga burg përjetë në 25 vite burg.

Një prej tyre që ka reaguar është shoqata e “Punonjësve të Policisë në Lirim 2013”, e cila thekson se Drejtësia me vendimin e sotëm rivrau 4 dëshmorët e Atdheut që ekzekutoi Dritan Dajti.

Reagimi i plotë i Shoqata e “Punonjësve të Policisë në Lirim 2013”
Sot drejtësia e kapur rivrau 4 dëshmorët e Atdheut që ekzekutoi Dritan Dajti

Vendimi i Gjykatës se Krimeve të Rënda, i cili ka rrëzuar vendimin për burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin dëshmon qartazi jo vetëm kapjen e sistemit nga Krimi,por mbi të gjitha provon lidhjet e forta të sistemit drejtesis me krimin e organizuar. Odisea e pafund e kësaj çështjeje sa në dhomat e drejtësisë e paradhomat pushtetit të krimit, bëri të mundur që autori, i varsjes së katërfishtë të oficerëve të policisë në detyrë, Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, t’i shpëtojë dënimit me burgim të përjetshëm.

Ky vendim skandaloz ka tronditur gjithë opinionin publik shqiptar, por mbi të gjitha është një goditje shumë e rëndë që i jep organizatës së Policisë së Shtetit dhe gjithë punonjësve të saj, të cilët nga sot ndjen më të kërcënuar, më të braktisur, më të demotivuar në luftën ndaj krimit të organizuar dhe të tradhëtuar krejtësisht nga ata që duhet të garantonin jetën dhe aktivitetin e tyre. Shoqata e “Punonjësve të Policisë në Lirim 2013” shpreh zemëratën më të thellë ndaj këtij vendimi, i cili rivrau 4 dëshmorët e Atdheut që ranë në krye të detyrës dhe ka hidhëruar zemrat e familjarëve, të afërmëve dhe kolegëve të tyre. Për fat të keq ky vendim dëshmon se krimi i organizuar është në partneritet me Sistemi e drejtesis dhe onturazhin e tij politik, të cilët tashmë provojnë se janë në ortakëri të plotë.

Edhe pse realisht jetojmë në simbiozën më të frikshme të pushtetit me krimin, ne u shprehim kolegëve të ndershëm e të përkushtuar në detyrë në Policinë e Shtetit mbështetje tonë më të madhe dhe kemi bindjen se do të bëjnë më të mirën për të respektuar betimin e tyre në mbrojtje të rendit dhe sigurisë publike. Ne jemi të bindur se të gjithë së bashku do t’ ja dalim shumë shpejt të ndalim represionin e krimit.

Zjarr Tv Ad