Ulsi Manja inspekton qendrën spitalore të burgjeve: Asnjë i infektuar me Covid dhe higjienë maksimale

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja është takuar këtë të hënë me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, ku kanë inspektuar nga afër masat e marra për parandalimin e infektimit me COVID-19, në Qendrën Spitalore të Burgjeve.

Ai bën me dije se gjatë kësaj vizite ka vërejtur higjienë maksimale, si dhe në dhomat e spitalit nuk gjendej asnjë person i infektuar me virus.

“Së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve pamë sot nga afër masat e marra dhe situatën e përgjithshme për parandalimin e infektimit me COVID-19 dhe jo vetëm në Qendrën Spitalore të Burgjeve. Me kënaqësi vërejta se përveçse higjenës maksimale, kujdesit dhe protokollit të përpiktë mjekësor, në dhomat e spitalit nuk gjendej asnjë person i infektuar

Falenderuam personelin e mjekëve, infermierëve, laborantëve për punën e bërë dhe kujdesin e shtuar, si dhe gjithë stafin civil e policor për përkushtimin dhe përballjen me çdo sfidë të përditshme”, shkruan Manja.

Zjarr Tv Ad