Ulsi Manja: Nuk ka asnjë shans që Meta të shpërndajë parlamentin!

0
18

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ka reaguar pas paralajmërimit të Presidentit Ilir Meta se do të shpërndajë parlamentin.

Deputeti socialist është shprehur jashtë dyerve të Kuvendit, në fund të seancës së jashtëzakonshme plenare, se “Nuk ka asnjë shans që presidenti të shpërndajë parlamentin”.

Meta paralajmëroi shpërndarjen e parlamentin, paraditen e sotme, teksa tha se askush nuk mund të guxojë të përdhosë Kushtetutën, referuar ngërçit për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Kaosi për ngritjen e Kushtetueses u krijua pas vendimit të Metës për të dekretuar si gjyqtare të kësaj gjykate Marsida Xhaferllarin, ndërsa për të njëjtin post ka kaluar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi edhe Arta Vorpsi.

Për t’i dhënë drejtim çështjes, Kuvendi u mblodh sot në seancë të jashtëzakonshme, ku votoi dhe projektrezolutën që pritet të zgjidhë ngërçin, ndërsa nga ana tjetër, Presidenti ka njoftuar sot në orën 14:00 konferencë të jashtëzakonshme.