Ulsi Manja prezanton drejtorin e Shërbimit të Provës: Porosia ime është zbatimi i ligjit, s’jeni të paprekshëm!

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka prezantuar sot drejtorin e ri të Shërbimit të Provës, Ervin Hoxha. Ky i fundit mori këtë detyrë pas vendimit të Këshillit të Ministrave. Gjatë prezantimit Manja ka kërkuar zbatimin e ligjit nga trupa e Shërbimit të Provës.

“Porosia ime është zbatimi i ligjit”, u ka thënë ai gjatë prezantimit të Hoxhës.

“Ju si shërbim nuk jeni të pavarur. Nuk jeni as një ishull me qeveri autonome por jeni nje sherbim qe duhet tju udheheq ligji dhe vetem ligji! Mbikqyrja e denimeve alternative duhet te jete ne funksion te qellimeve qe ka denimi penal sipas ligjit dhe jo orekseve te indiviteve brenda sherbimit te proves dhe qe ska lidhje me zbatimin e ligjit”, ka thënë Manja.

Më tej ai i është drejtuar trupës duke thënë se do të jenë ata që do të dalin në mbrojtje të veprimeve të tyre përpara opinionit publik dhe medies.

“Ne jemi këtu për të bërë detyrën kundrejt ligjit dhe qytetarëve. Kaq. Ju keni aplikuar për të qenë pjesë e sistemit. Tani jeni pjesë e sistemit. Ky sistem është në shërbim të qytetarëve. Nëse ndonjë e mendon ndryshe, dua t’ju them se nuk ka asnjë të paprekshëm”, ka thënë ministri Manja.

Zjarr Tv Ad