Ulsi Manja: Reforma në Drejtësi po jep frytet e para dhe qeveria është e angazhuar ta dërgojë përpara këtë Reformë…

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I pranishëm në konferencën ‘Roli i Institucioneve Vetëqeverisëse të Drejtësisë’, Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, dha një mesazh të fortë për Reformën në Drejtësi dhe pandëshkueshmërinë.

Gjatë fjalës së tij, Manja ka theksuar se Reforma në Drejtësi, po jep frytet e para dhe qeveria është e angazhuar ta dërgojë përpara këtë reforme.

“Shteti i së drejtës ishte i kapur peng nga korrupsioni. Vettingu filtroi dhe nxori nga sistemi një numër të lartë gjyqtarësh dhe prokurorësh. Reforma ishte e nevojshme dhe po jep rezultate. Ndërsa tani, le të flasim për rezultate konkrete, sepse sistemi i mëparshëm i drejtësisë promovonte padrejtësinë dhe modelin e pandëshkueshmërisë. Reforma në Drejtësi po jep rezultate dhe qeveria e re është e vendosur ta çojë përpara.”, tha Manja në fjalën e tij.

Zjarr Tv Ad