Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka zhvilluar sot një takim pune me Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja.
Sfidat e reja, thellimi i Reformës në Drejtësi, konsultimi i hartës së re gjyqësore dhe plotësimi i vakancave në sistemin e prokurorisë, zbatimi me efikasitet i ligjit të dekriminalizimit, bashkëpunimi ndërgjyqësor me jashtë, lufta kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave, ishin temat kryesore të diskutimit mes përfaqësuesve të dy institucioneve.
Të dy palët ranë dakord të bashkërendojnë punën për të patur një sistem unik statistikor për treguesit e kriminalitetit si dhe të zhvillojnë takime periodike për çështje me interes të përbashkët në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Edhe pse pritet prej muajsh, Ministria e Drejtësisë nuk e ka bërë publike ende hartën e re gjyqësore, që pritet të sjellë mbylljen e një numri të madh të gjykatave dhe prokurorive në rrethe.