Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka urdhëruar vendosjen në regjimin e posaçëm për një afat 1 vjeçar shtetasit: Viktor Ymeri alias Viktor Bajraktari, Klement Çala dhe Eldi Çala.
Të dënuarit do të izolohen në regjimin e posaçëm për një afat 1 vjeçar.
Manja ka deklaruar se ky vendim vjen pas një bashkëpunimi dhe bashkëveprimi të ngushtë me agjencitë e zbatimit të ligjit SPAK, DBP, Policia e Shtetit, SHISH, SHKB.
Kujtojmë se vëllezërit Klement dhe Eldi Çala ndodhen në burg për grabitjen e avionit me para në Aeroportin e Rinasit në 9 prill të 2019. Ndërsa Viktor Ymeri, i njohur ndryshe si ‘Tori i Xhihanes’, anëtar i bandës së “Gaxhait”, ka vrarë në vitin 1999 në Durrës, Arben Pajën dhe Ilir Xhunglën, bashkë me Gazmend Gaxhain.