Ultimatum Kurdët në Siri: Do të luftojmë forcat turke

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deklaratën e bëri, Shahoz Hasan, bashkëkryesues Partisë Unioni Demokratik i kurdëve, në një bisedë telefonike për Asocciated Press. Në anën tjetër, Këshilltari për siguri nacionale i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton po negocionon me autoritetet turke për sigurinë e aleatëve kurdë në Siri, përderisa presidenti turk refuzoi një gjë të tillë. “Ne po përgatitemi të luftojmë rreziqet ndaj Turqisë përmes rezistencës” tha Rejep Taip Erdogan. Presidenti turk tha se nuk do të ketë “asnjë lëshim” ndaj “grupeve terroriste” dhe se përgatitjet e Ankarasë për një ofensivë të re ushtarake në Siri janë në një “shkallë të plotë”. Muajin e kaluar, njoftimi i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për tërheqje nga Siria ka shkaktuar shqetësim tek aleatët dhe ka çuar në dorëheqjen e sekretarit amerikan të Mbrojtjes, James Mattis. Zyrtarë amerikanë dhe të tjerë frikësohen se tërheqja e SHBA-së mund ta destabilizojë më tej Sirinë dhe të çojë në kërdi ndaj milicisë kurde që ka luftuar përkrah forcave amerikane.

 

Zjarr Tv Ad