“Unaza e madhe”, Basha: Projekti i Unazës është vjedhje dhe jo zhvillim

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Skandali i zbuluar nga emisioni Të Paekspozuarit” në News24 i dha një tjetër kalë beteje opozitës, për Unazën e Madhe. Bëhet fjalë për falsifikimet e kompanisë Dunwell Haberman (kompania mëmë e DH Albania), fituese e lotit të parë prej 18 milionë euro për rindërtimin e Unazës së Madhe.

Në një konferencë nga selia blu kreu i PD-së, Luzlim Basha kërkoi që Autoriteti Rrugor Shqiptar të dalë para drejtësisë, ndërsa sipas tij faktet e publikuara i nxorën maskën e vërtetë kryeministrit Edi Rama.

“Është e qartë për të gjithë se projekti i Unazës është një vjedhje dhe jo një zhvillim. Ne kemi dy muaj që e themi çdo ditë këtë gjë pavarësisht se helmimi i propagandës i ka penguar qytetarët të shohin të vërtetën. Sot të gjithë po shohin Ramën pa maskë, një hajdut që për të mbushur xhepat e tij është i gatshëm të flakë në rrugë pleq e fëmijë. Mbrëmë këto fakte tronditëse u shfaqen në emisionin “Të Paekspozuarit”. ARRSH e Ramës duhet të dalë e gjitha para drejtësisë. Të gjitha koncesionet janë akte korrupsioni”- tha Basha. Por sipas kryedemokratit ideatori i të gjitha vjedhjeve është kryeministri.

“Sot nuk duhet të heshtë askush. Pavarësisht bindjeve dhe situatës politike. Kam një thirrje për gazetarët, mos mbroni kriminelët në pushtet, hetoni krimin dhe korrupsionin. Është detyrë baze e mediat. bëjeni këtë mos u bëni palë me të keqen. Shqiptarët s’do jua falin kurrë. Dua tu them studentëve dhe banorëve të unazës, unë jam me ju, ne jemi me ju, demokratët janë me ju. Ne jemi me njerëzit, detyra jonë është që të luftojmë për njerëzit. Ne japim mbështetjen tonë për përpjekjen tuaj. Nuk duam kurora, nuk duam lavde, duam drejtësi. Askush nuk duhet të rri më i heshtur, nuk duhet të rri më pa vepruar. Ju bëj thirrje të qytetarëve shqiptarë të bashkohen kundër vjedhjeve të Edi Ramës”, -tha Basha.

Zjarr Tv Ad