Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi nga protesta e banorëve të Unazës së Re i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të tërhiqet nga vendimi për projektin që ajo e konsideron të paligjshëm.
Teksa qëndron përkrah banorëve, Kryemadhi thekson se me projektin për Unazën e Re, Rama po përdor dy standarde. Ajo i beri thirrje Rames qe mos t’i afrohet banesave të qytetarëve.
“Ndoshta me vonesë por për të vetmen arsye që mendoj se ndonjëherë politika duhet t’u qëndrojë larg protestave që vijnë nga shpirti i banorëve. Kemi qëndruar në distancë, por gjithmonë për t’i përkrahur. Meqë qytetarët më bënë një thirrje dje publike për të qenë pranë tyre, unë erdha dhe i takova sot në mëngjes, pjesën kryesore të tyre. Nuk kam pikën e dyshimit që janë në të drejtë të Zotit, për pronën e tyre. Dhe nuk kam pikën e dyshimit që projekti në të cilin Edi Rama kërkon të bëjë mbi “Unazën e Re”, është një projekt që vjedh pronën e shqiptarëve, vjedh paratë e shqiptarëve dhe mbi të gjitha që është jo vetëm i papërgjegjshëm, por është dhe kriminal. Unë këtu kam një hartë që besoj e shikoni. “Po ta shikoni kjo është vija e kuqe që spostohet për të zgjeruar rrugën, ku ka mbaruar rruga. Këtu shkon me ishull gjelbërimi dhe rrugë që kalojnë makinat sot dhe është postuar gati 20 e ca metra në pronat e qytetarëve. Ndërkohë po të shikoni këtu, nuk ka as ishull, as rrugë, por vija e kuqe vjen këtu dhe shikojmë që është një pronë. Pronari i kësaj është Damian Gjiknuri, si ministër po them, si institucion. Por mesa duket këtu nuk e spostojnë vijën, sepse janë drejt koncesioneve PPP, për ta marrë për zero lekë, siç kanë marrë gjithë pronat e shqiptarëve dhe pronat e shqiptarëve, nuk i konsiderojnë. Ja ku keni një pallat 10-katësh, dhe nuk postohet rruga 22 metra andej, por rri 10 metra. Keni pallate 15 kate të tjera, nuk spostohet rruga 10 metra por spostohet këtej nga fukarenjtë dhe hallexhinjtë, të cilëve iu shkon nga 60 metra. Do të thotë që Edi Rama ka dy standarde. Standardin për klientët e vetë që i mbushin xhepat dhe i përdor për të pastruar paratë e drogës dhe për të blerë votat e shqiptarëve dhe standardin e fukarenjve që për 7 ditë i nxjerr jashtë, i flak në mes të rrugës dhe nuk mban asnjë lloj përgjegjësie. Ky njeri duhet ta kuptojë shumë mirë që shqiptarët e toleruan me votën”, tha Kryemadhi.
Kryetarja e LSI gjithashtu tha se nuk mund t’i prishet shtëpia dikujt që ka paguar taksat për 20 vite dhe se Rama zgjodhi dimrin pasi nata më e gjatë, dita më e shkurtër.
“Lulëzim Basha, Monika Kryemadhi, Fatmir Mediu, Agron Duka etj, e toleruam me votën, e tolerojmë dhe me fjalimet e tij. Por po i bëj thirrje, atij, Afrim Qendros dhe tre kompanive të cilat nuk janë gjet tjetër veçse të lidhura me krimin, mos të guxojnë të afrohen pranë shtëpive të qytetarëve. I bëj thirrje Salillarit, që mos u ngoptë duke fituar tendera dhe duke marrë nga paratë e shqiptarëve. I bëj thirrje atij Fat Kuçit nga Elbasani. Nuk mund të mos kompesojë dot tenderat e mos marra, duke ardhur dhe duke prishur shtëpitë e qytetarëve këtu. I bëj thirrje dhe asaj kompanisë fantazëm që të jenë të kujdesshëm. Ata po shkojnë kokë më kokë. Ata me fëmijët e shqiptarëve dhe ne me ta. Sot nuk ka drejtësi. Sot të marrësh dhe të çosh në Prokurori gra dhe fëmijë tregon që je frikacak i madh dhe tregon që je njeri i keq. Sot këta qytetarë nuk kanë për të toleruar, Edi Ramën jo e jo. Le të fshihet atje te bunkeri i vetë në Surrel, por këta që guxojnë, që mashtrojnë dhe që spostojnë rrugën, për të përfituar, klientët, firmat e ndërtimit që pastrojnë paratë e drogës dhe shkatërrojnë shtëpitë e fukarenjve dhe bizneset e tyre kjo gjë nuk do tolerohet. Nuk ka njeri që është kundër rrugës se të gjithë jemi pro rrugës dhe ja ku e kemi rrugën këtu. Se këto banorë janë që ja kanë krijuar hapësirën edhe para 10-15 vjetëve që është bërë kjo gjë. Por ky njeri duhet ti dëmshpërblejë se këta njerëz kanë 22 vjet që paguajnë, taksa, taksë prone, 5 mijë lekshin e shkollave, ujin, dritat. Kanë paguar ujë dhe drita pa pasur ujë dhe drita. Është një nga zonat që nuk ka pasur ujë kurrë dhe kanë paguar ujë dhe drita. Kanë paguar taksë shkollë s’kanë një kopsht dhe një shkollë në zonën e tyre.
Kanë paguar pastrim, i pastrojnë vetë rrugët e tyre. Prandaj duhet të jenë shumë të kujdesshëm. Unë nuk jam këtu thjesht si një kryetare partie, por jam edhe si një ish-banore, ish-deputete e kësaj zone dhe kam qenë e nderuar me këta njerëz. Por di të them një gjë: iu bëj thirrje të gjitha grave dhe nënave të Tiranës. Para 2 muajsh Edi Rama mori vendim për të prishur Teatrin, e bëri atë për t’i ulur kokën intelektualëve shqiptarë. Sot vjen këtu për të postuar dhe për t’iu prishur rrugën disa njerëzve të cilët nuk kanë fuqinë, pushtetin dhe as paranë për t’i bërë ballë kësaj gjëje. Nesër do i futet fushës “Misto Mame”, pasnesër do i futet Laprakës, pastaj do i futet mbrapa Fabrikës së Miellit sepse ai që do marrë fabrikën e miellit dhe që do bëjë qendër tregtare nuk do shkojë t’i marrë shtëpitë e tyre. Pra çdo shtëpi që nuk është legalizuar në këtë zonë do të jetë shtëpi që do t’i rrëmbehet nga kriminelët dhe trafikantët e drogës, ashtu siç kanë rrëmbyer pronat e shqiptarëve.
Prandaj iu bëj thirrje të gjithë grave, të bëhen suport i vajzave dhe grave të Unazës së Re. Iu bëj thirrje të gjithë grave deputete, të gjithë grave dhe vajzave deputete t’i përkrahin këto gra dhe këto nëna sepse sot Edi Rama troket në shtëpitë e tyre, nesër do trokasë në shtëpitë e deputeteve duke i flakur e duke i përdorur, siç ka përdorur të gjithë njerëzit e tij. Një njeri që nuk i vjen keq për fëmijët e vet, mos kujtoni se ka për t’i ardhur keq për fëmijët e shqiptarëve. Prandaj o sot o kurrë të gjithë ta kuptojmë këtë gjë. Dhe një gjë tjetër dua të jem e qartë për të gjithë. Ky projekt është projekt shumë i mirë, por ky projekt është mashtrim. Është një mashtrim që Edi Rama e bën. Para se Edi Rama të prishë shtëpitë dhe bizneset e këtyre njerëzve që mezi mbajnë familjet e tyre me bukë, të bëjë rrethrrotullimin atje, me të cilin përdhosi simbolet kombëtare, pastaj të vijë me zgjerimin e rrugës këtej. Pse ky njeri duhet ta fillojë në mes të dimrit këtë gjë kur ky njeri qenka kaq i sinqertë? Sepse kjo është strategjia e tij. Është strategjia dita më e shkurtër dhe nata më e gjatë. Por i them Edi Ramës, nata më e gjatë është tmerri yt më i madh sepse nuk do të të tolerojë njeri të prishësh shtëpitë e shqiptarëve” u shpreh Kryemadhi.
Ka ekzistuar ky projekt kur ishit deputete?
Në kohën që kam qenë unë deputete projekti ka ekzistuar siç është ky projekt këtu, më një rrugë dytësore 3 metra dhe me këtë trotuar që është aktualisht. Pra projekti i vërtetë është edhe 3 metër rrugë për makinat, një kalimshe. Nuk ka pasur projekt për të shkuar edhe 20 e ca metra. Është mashtrim. Edhe postimi i shtratit të Lanës, po ta shikosh spostohet për të prishur shtëpi dhe nuk spostohet atje ku toka është bosh. Pra në të gjithë këtë histori, ky është një manipulim sepse e gjitha kërkon për ta futu në sipërfaqe ndërtimi, për t’ua marrë njerëzve pa asnjë lek shtëpitë e tyre, për t’i lodhur, denigruar e sakatuar, për t’i përçarë.
Sepse në këtë mënyrë e merr për një copë bukë, dhe mënyrën e pastrimit të parave të drogës të cilat do t’i duhet për t’i justifikuar, do t’i justifikojë me pronat e shqiptarëve. Kjo nuk është çështje zhvillimi. Kjo është çështje grabitjeje. Ashtu siç ka grabitur çdo gjë tani do fillojë t’u grabisë shtëpitë e shqiptarëve. E kemi thënë: grabiti Tetarin, grabiti rrugët e shqiptarëve, tani do grabisë edhe shtëpitë. Po fillon këtu ku është peri më i dobët. Këtu janë njerëzit më të varfër, këtu janë njerëzit më të këputur, këtu janë njerëzit që janë sulmuar më shumë historikisht. Dhe mos të harrojmë dhe një gjë tjetër, përveç kësaj ne ndaj këtij populli kemi dhe një detyrim tjetër shumë të madh.
Në këtë zonë në të cilën ky po i prish shtëpitë janë 100 familje ku Liqeni i Fierzës i ka përmbytur shtëpitë dhe ne nuk i kemi kompensuar akoma. Pra shteti shqiptar, ku për hir të së vërtetës dhe ne jemi pjesë e tij, po i grabit këta njerëz dy herë. Njëherë i grabiti me Liqenin e Fierzës, tani po i grabit për herë të dytë. Kjo është shumë e turpshme dhe ky është mallkim. Dhe ky mallkim, mallkimi i fukarait të zë shtatë breza.