Unaza e Madhe, protestuesit përplasen me policinë, tentojnë të hyjnë në Parlament

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banorët e Astirit do të vijojnë protestën e tyre sot para Kuvendit të Shqipërisë duke kundërshtuar  me forcë prishjen e banesave të tyre pa marrë më parë një dëmshpërblim me vlerë të plotë për banesat e tyrre, të cilat janë piketuar për t’u prishur nga projekti i “Unazës së Madhe”.

Protestuesit janë përplasur me policinë dhe po tentojnë të hyjnë në sallën e Kuvendit. Protestuesit kanë hedhur kapsolla dhe tymues, ndërkohë kërkojnë që kryeministri Rama të dalë dhe të bisedojë me ta.

Ndërkohë që forca të shumta policore kanë rethuar godinen e parlamentit për të qëndruar në gatishmëri në rast se situata mund të precipitojë.

Rreth Parlamentit është krijuar edhe një kordon policie me qëllim ruajtjen e institucionit, pasi në Kuvend sot do të diskutohet buxheti 2019.

“Punonjës në Shqiponjave, policisë dhe FNSH-së janë në terren. Ka një gatishmëri të madhe, duke nisur nga drejtori por edhe nga dy nëndrejtorët e Policisë së Tiranës”  që jajne ne vendin e protestës.

Protestuesit tek Parlamenti jane përplasur me policinë.

Dita e 19 e protestës, i ka zhvendosur banorët e zonës së Astirit përpara Parlamentit, ku kanë vendosur të protestojnë për prishjen e objekteve të tyre banimit apo biznesit.

Zjarr Tv Ad