Unaza e Madhe / Rama: Banorët me dokumente do dëmshpërblehen, të tjerët mos na dalin përpara

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama u shpreh i vendosur se projekti për Unazën e Re do të zbatohet, ndërsa për banorët me dokumente do të ketë dëmshpërblim sipas ligjit.

Në fjalën e tij në Kuvend, kreu i qeverisë me tone te ashpra tha se banorët që kanë një strehë pa dokumente do të marrin bonus 3 vjet qiraje. Ndërsa të tjerët që kanë biznese dhe godina të palegalizuara duhet të largohen.

Rama: Nuk e mendojmë çmendurinë që të dëmshpërblejnë cdo zaptues të territoreve me interes publik, nuk dalin më buxhetet e 25 viteve të ardhshme për të bërë një gjë më shumë sesa është bërë në të shkuarën. Këta i kanë bërë rrugët njësoj si të bësh një palë pantallona teritali, ku të marrësh vithet e mia, kërcinjtë e Erion Braces, gjunjët zgjidhni vetë dhe pastaj ti thuash njërit nga ne vishi, i vesh dot? Kështu janë rrugët e këtyre.

Ndërsa ne kemi komplet qasje tjetër, dhe kjo është Shqipëria që duam ne dhe për Shqipërinë që duam ne jemi votuar nga ata që duan Shqipërinë si ne. Për ata të unazës së re, duhet të jetë shumë e qartë. Kush ka titull pronësie do të marrë dëmshpërblimin sipas ligjit dhe do largohet që aty. Kush nuk ka titull pronësie dhe ka vetëm një strehim do të marrë bonus tre vjet qiraje. Kush ka ngrehina të kategorisë së Bashkimit, Kutjimit, Agronit, Ramazanit, të largohet sa më parë dhe mos na dali përpara.

 

Zjarr Tv Ad