Unaza e Re/ Balla: E turpshme, opozita në betejën për t’ë penguar projektin

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Beteja e radhës idioteske e opozitës me mullinjtë e erës” kështu e ka konsideruar kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla mbështetjen që opozita po i jep banorëve të unazës së re në protestat e tyre. Në fjalën e tij, Balla ka hedhur një lumë akuzash kundrejt opozitës për mbështjën e kësaj të fundit, që I bëjnë banorëve që preken nga projekti I Unazës së
Re.

“Është e pakuptimtë që opozita mungon për ti dhënë votën marrëveshjeve me Gjermaninë. Beteja e radhës me mullinjtë e erës, të asaj c’ ka ka ngelur nga kjo opozitë është e turpshme që pas dështimit te parku, pas dështimeve të sheshi skënderbej,pas historisë pa kuptim të teatrit kombëtar tani kemi një betejë idioteske tjetër si kjo për të penguar ndërtimin e unazës.” U shpreh Balla nga foltorja e kuvendit.

“Aq pa kuptim është sa kryetari në detyrë i opozitës Basha ka qenë pjesë e përcaktimit të gjurmës ku kalon unaza me firmë e me vule si Ministër i Transportit në 2007 por edhe si Kryetar i Bashkisë. Gjurma është miratuar nga Bashkia në 2012. Pra, banorët që sot ankohen te Basha duhet të informohen prej tij për gjurmën e përcaktuar.” -vijoi Balla.

“Unaza do të vijojë. Është e turpshme sa herë kemi një projekt të rëndësishëm zhvillimi në Tiranë e pjesë të tjera të Shqipërisë, PD me nga pas LSI-në synon t’i pengojnë këto projekte, që i japin më shumë interkonektivitet qytetit.” -u shpreh ndër të tjera Balla.

Zjarr Tv Ad