Unaza e Re, banorët e Astirit plagosin një punonjës të IKMT

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fushata e lajmërimit të IKMT për prishjen e banesave në Unazën e Re është shoqëruar me tensione dhe përplasje.

Banoërt e Astirit kanë goditur me mjete të forta një prej punonjësve të  IKMT gjatë kryerjes së detyreë.

” A.B, 50 vjeç, është goditur me mjete te forta nga banoret duke i shkaktuar frakturë të fortë në kokë dhe në duar. Ai është transportuar me urgjencë në spitalin ushtarak për të marrë mjekimin e duhur. Punonjesi i IKMT, ishte duke kryer detyrën, teksa lajmëronte poseduesit e disa objekteve në këtë zonë se janë pengesë e zbatimit të projektit të Unazës së Madhe” njofton IKMT.

IKMT denoncon fort këtë akt barbar mbi punonjësin e saj dhe kërkon nga organet përkatëse të shtetit të marrin masat e menjëhershme për venien para përgjegjësisë se autorëve.

Po ashtu IKMT u bën thirrje banorëve dhe qytetarëve, se punonjësit e saj janë në sherbim të ligjit dhe komunitetit dhe nuk do të tërhiqen për asnjë moment nga detyrat e tyre, pavarësisht sjelljeve rrugaçërore, barbare dhe te paligjshme.

Zjarr Tv Ad