Unaza e re/ Kambistit i grabisin 20 mijë euro, policia fsheh ngjarjen

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pronari i një pike këmbimi valutor është grabitur para tre ditësh tek Unaza e re, por policia ka heshtur, duke e fshehur ngjarjen e rëndë. Teksa kambisti po dilte nga një garazh pranë shtëpisë së tij, e ka sulmuar një person i maskuar, i cili i ka marrë rreth 20 mijë euro nën kërcënimin e thikës. Kambisti është përleshur me autorin, por nuk ke mundur të ndalojë grabitjen. Autori kishte një thikë por për fat të mirë nuk e ka plagosur kambistin. Pas ngjarjes, ai ka bërë denoncimin në polici për të zbuluar autorin e kësaj ngjarjeje.

Zjarr Tv Ad