“Unaza e Re”, Vasili: 40 mln euro për 2.2 km, një grabitje e frikshme

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, përmes një deklarate për mediat tha se ndërtimi i “Unazës së Re”se e gjitha eshtw njw grabotje e frikshme nw kurriz tw qytetarwveduke i grabitur jetën dhe gjakun e tyre. Kjo rrgw me nje gatesi 2.2 kilometra qw kushton 40 milion leke duhet te kushtonte ne kushte normale 10 milion leke.

Ai shtoi se ky  segment kaq i shkurtër është ndarë  në tre pjesë duke e shpërndarë në po aq kompani, me qëllim grabitjen e parave.

Deklarata e plotë e Vasilit në një konferenhcë shtypi nga selia e LSI

Përshëndetje të gjithëve. Jemi në këtë komunikim të detyruar së bashku dhe që lidhet me ngjarjet shumë të rënda me të cilat po përballen qytetarët tek Unaza e Re në Tiranë. Për shkak të një të ashtuquajturi investim të rëndësishëm publik të kësaj qeverie, qeveri-bashki merreni si të doni së bashku. Dua të ndaj me qytetarët në pak minuta vetëm disa elementë të një grabitjeje skandaloze që ndodh ditën për diell, që ndodh në sy të Prokurorisë, që ndodh në sytë e qytetarëve dhe njëherazi është një grabitje e cila bie drejtpërsëdrejti mbi kurrizin e qytetarëve dhe u grabit jetën e gjakun e tyre. Kushdo do të pyeste se cilat janë arsyet që unë formuloj të tilla qëndrime kaq të forta dhe cilat janë faktet që i bazoj. Qytetarët le ta gjykojnë vetë, unë po jap vetëm faktet. Ky segment rruge që fillon nga pallati me shigjeta siç e njohim e deri tek sheshi Sheshi Shqiponja të cilën ju e njihni të gjithë, është një segment 2200 metra apo thënë ndryshe 2.2 kilometra.

Ky segment kushton 40 milion euro. Pra me një mesatare 19 milion euro për një kilometër rrugë. Ta dëgjojnë mirë qytetarët 19 milion euro për një kilometër rrugë. Është një rrugë që plotësohet dhe po zgjerohet, pra vetëm një plotësim rruge. Po i jap dy shembuj të tjerë qytetarëve që të kuptojnë sa e madhe është vjedhja në këtë tender i cili është bërë në disa copa. Pra 2.2 km rrugë është ndarë në 3 copa të vogla, ku kanë konkurruar 3 kompani dhe rivalë për çdo kompani në këtë tender ka qenë vetëm një kopani e cila ka konkurruar me një kontratë dhe ofertë 0 lekë. Pra kanë konkurruar me një kundërshtar 0 lekë, një firmë vëllezërit Hysaj. Në të treja rastet konkurron po e njëjta dhe oferta është 0 lekë. Pra këtu besoj që minimalisht po të kishim një Prokurori që do kishte minimumin e integritetit ligjor, se moral nuk po diskutojmë më, do të kishte filluar me shpejtësi hetimet dhe do të kishte hedhur kushedi sa pranga për sa i përket kësaj gjëje. Kthehemi tek çmimi i rrugës.

Thashë që kushton 19 milion euro kjo copë e rrugës, plotësim. Por sa kushtojnë rrugët në tendera të bërë në mënyrë korrekte, të vëzhguar nga Bashkimi Europian, për vepra të mëdha? Dhe kemi 2 shembuj shumë të mirë. Kemi Bypass-in e Vlorës, ju e dini në çfarë zonash kalon Bypass-i i Vlorës dhe sa kushton ky Bypass, që ta dinë qytetarët. Kushton 35 milion euro për 29 kilometra rrugë. Pra i bie rreth 1.3 milion euro kilometri rrugë e re. Kjo rrugë që është vetëm plotësim dhe e përmirësuar kushton 19 milion euro për kilometër. Qytetarë ju lutem bëni diferencën. 8-9 herë vjedhje. Marrim një objekt tjetër, prapë i ndërtuar me fondet e Bashkimit Europian. Me garë të hapur ndërkombëtare ku kanë konkurruar 40 firma në Bypass-in e Vlorës, dhe po kaq shumë firma në Bypass-in e Fierit. Bypassi i Fierit, rrugë e gjerë, autostradë me 2 korsi në një anë, dy korsi në anën tjetër, rrugë komplet e re. 62 milion euro për 22 kilometra. 3 milion euro kilometri, autostradë rrugë e re 19 milionë kjo.

Vetëm kjo, plotësimi i rrugës. Pra një hajdutëri dhe grabitje nga më të frikshmet. Këto nuk janë shifrat e mia, këto janë shifra publike. Kushdo mund ti gjejë dhe krahasimet i bën  lehtë. Po ca ka ndodhur tjetër? Njëherazi detyrimi për të hapur tendera ndërkombëtarë, të cilat janë tendera që duke u monitoruar si duhet, duke u kujdesur që procedurat të jenë të rregullta dhe të gjitha kompanitë kanë motiv që të konkurrojnë. Dhe për shkak të konkurrimit të madh ndodh dhe ulja e çmimit, e cila është në të mirë dhe të qytetarëve, pasi nuk paguajnë në mënyrë të padrejtë shumë e shumë herë në mënyrë të padrejtë nga xhepat e tyre, por edhe rruga bëhet me cilësi. Dhe një vendim të Këshillit të Ministrave që ka pasur i cili përcaktonte kufirin, kur duhet të kemi një tender të hapur ndërkombëtar, ka qenë dikur 10 milionë euro, e kanë çuar në 20 milionë euro. Në mënyrë që të jenë shifrat sa më të mëdha që shumë tendera të tjerë rrugësh të mos i nënshtrohen procedurave që ti vënë çmimet sa të duan. Tani vjen pyetja, pse nuk u bë tenderi i hapur ndërkombëtar për këto 2.2 km që kushtonin 40 milionë euro. Pasi me çmimet normale kjo rrugë do të kushtonte shumë herë më pak. Do të kushtonte 10-11 milionë, do të kishim 27 milionë të tjera, të cilat mjaftonin për të likuiduar qytetarët e varfër të cilët, po torturohen me ditë të tëra, në shi në erë, me rrezikun për të dalë nga shtëpitë e tyre. Pra do të likuidoheshin 100%  dhe rruga do të bëhej dhe fondet publike do të kurseheshin.

Por që këta të grabisin të gjitha paratë, e faturojnë rrugën 19 milionë, nuk bëjnë garën e hapur ndërkombëtare. Rrugët e reja kushtojnë 7-8 herë më pak ndërsa rrugë plotësuese, plotësim, rregullim, kushton 9 herë më shumë. Besoj tashmë është shumë e qartë për këdo që këtu kemi të bëjmë me një mega grabitje, në sytë e të gjithë qytetarëve, ku kurajo për të grabitur është sheshit dhe ku praktikisht, bashkëqeverisja me qytetarët, aq shumë e proklamuar nga mashtruesit publik që qeverisin vendin është shndërruar në një dimension të ri. Ku në shpellën e Bashkisë dhe në shpellën e qeverisë, janë ngujuar dy shpellarë, një kryeministër dhe një kryebashkiak.

Qytetarët e lirë të ndershëm, të denjë për të jetuar në Tiranë, ata që kanë dhënë emrin, pulsin që i japin ritmin Tiranës, ata për të cilët Tirana ekziston janë atje në rrugë të madhe. Pasi shpellarët e qeverisë dhe të Bashkisë, u kanë rrëmbyer pushtetin, ua mbajnë atje të mbërthyer në shpellë dhe detyrojnë njerëzit të  jenë në mizerje në skamje dhe të luajnë me jetën me gjakun dhe djersen e fëmijëve, të të moshuarve dhe ku dhembshuria ka vdekur pasi kusaria dhe hajdutëria ka rrëmbyer dhe ka arritur të ketë kurajën që rrugën që mund të mos bënte as 1 milionë e gjysmë euro ta bëjnë 19 milionë euro pa iu dridhur syri duke vjedhur dhjetëra e dhjetëra miliona ditën për diell. Kjo është thirrje për qytetarët për të kuptuar që janë në të drejtën e tyre, jo vetëm për protestën por dhe gjithë qytetarët e tjerë, pasi me këtë ritëm dhe me këtë shfrenim, kjo vjedhje pa kufij do ta fus Shqipërinë në një mjerim pa kthim. Dita për të reaguar është sot.

Zjarr Tv Ad