Unaza/ Ruçi si Rama: Protesta e Unazës së Re, konflikt për qëllime politike

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama, i është kthyer sërish banorëve të Unazës së Re, të cilët preken nga projekti i Unazës së Madhe.

Duke folur sot nga Libofsha e Fierit, në një aktivitet për reformën e pronës, ai e cilësoi rastin e Unazës së Re, si një konflikt për qëllime politike.

“Aty ku nuk mund të legalizojmë nuk e bëjmë dot, ku është plani për kopshte, çerdhe rrugë. As nuk mund të legalizojmë për të dhënë para sikur je pronar se i bie që gjithë shteti të punojë për vite që të paguajë ata që janë të palegalizueshëm. Unë paskësha thënë dikur se shtëpitë nuk prishen dhe tani do i prish! Por kjo nuk është e vërtetë, se në 8 vjet të qeverisë së mëparshme u legalizuan 21 mijë objekte, nga të cilat shumica ishin biznese. Ne kemi legalizuar 150 mijë në katër vjet dhe shumica dërrmuese janë shtëpi”, u shpreh Rama.

Më tej ai deklaroi se godinat në fjalë te Unaza e Re, pjesa dërrmuese nuk janë shtëpi hallexhinjsh, por biznese.

Ai shtoi se as në rastin e shembjes së ndërtesave të parku “Rinia”, protesta nuk është udhëhequr nga opozita.

Rama tha se protesta është e shtyrë nga opozita për të hedhur benzinë kudo ku mundet.

Të njejtin qëndrim ka mbajtur dhe kreu i kuvendit Gramoz Ruci I cili komentoi protestën e një ditë më parë para parlamentit, të banorëve të Unazës së Re. Ashtu si kryeministri, edhe kryeparlamentari Ruci, ndau të njëjtin qëndrim, se banesat nuk mund të legalizohen aty ku nuk e lejon ligji.

“Kam ndjekur me shqetësim demostrimin te sheshi Shqiponja të disa qytetarëve që lidhet me shpronësimet apo me mos legalizimet për arsye të një vepre kombëtare. Unë e ndjej fort se çdo të thotë të prishet shtëpia, me apo pa leje, sepse jam një si ata. Jam fshatar që edhe unë gjatë viteve të gjata të jetës kam bërë shtëpi me duart e mia, dhe kimetin e shtëpisë ia di, jo ai që ka lekë dhe e bën, por ai që ka pak lekë dhe vetë e bën, dhe kjo është e dhimbshme. Por do t’u thosha: miqtë e mi gabimi që bëj unë dhe ti si kryefamiljarë, e paguajnë fëmijët, ndërsa gabimet që bën politika, e paguan gjithë shoqëria. Dhe ata sot fatkeqësisht po paguajnë gabimet e politikës, të djeshme dhe të sotme. Të cilët ndryshe flasin sipas ligjit kur janë në pushtet dhe ndryshe kur janë në opozitë.- tha Ruci.

‘Apeli im do të ishte, që kjo marri 28 vjecare duhet të marr fund asgjë nuk zgjidhet në rrugë jashtë institutcioneve dhe jashtë ligjit. Zgjidhet në bashkëpunim me institucionet dhe sic është thënë do shihen një për një të gjitha objektet si ato që janë legalizuar edhe të tjerat. Të legalizuarit do marrin dëmshpërblimme VKM dhe më pas do nisë prishja, të tjerët sipas hapsirave që lejon ligji, do trajtohen me bonus qeraje apo banesa sociale’ tha Ruci, ndërsa apeloi banorët të mos shpërdorojnë hallin e tyre në hallin që ka politika.

‘Të mos përdoren si mish për top. Një vajzë dje humbi gishtat. Pse? Se i interesonte politikës. Ndaj u bëj thirrje të ulemi, të diskutojmë, të njohim ligjin. Aty janë interesat e qytetarëve. Nëse dikush gjykon se zgjidhja s’është e drejtë, ka gjykata. Kështu funksionon shteti. E kam ndjerë nga afër këtë çështje, kërkon urtësi, qetësi dhe maturi për ta zgjidhur problemin.” -u shpreh Ruci.

Zjarr Tv Ad