“Unë 50 gr i kam dhënë vetë për 100 mijë lekë, t’paktën boje 200 meqë t’ra rruga”, përgjime të tjera nga operacioni anti-drogë në Elbasan

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka dalë “në dritë” një tjetër audio-regjistrim nga përgjimet që bënë të mundur arrestimin e 45-personave të cilët akuzohen për trafikimin e lëndëve narkotike.

Në përgjime duket se njëri nga të arrestuarit, Xhevit Bogdani po bën pazaret e drogës me agjentin e infiltruar nga policia i identifikuar me shkronjën K.

Bogdani:Po pra të thash që ma kan lujt, thash vet që ma kan lujt. Po për këtë të paktën po mbore I dyqin e pesdhiçe.

K: Nuk janë aq aty

K:Jo jo jo, shum ça thu ti e

Bogdani: Bosha diferencën me tjetrën prap rregulloena prap.

K: Nuk bohet fjalë burr, unë ta thash, edhe nuk është ai bar që ja vlen me I fjal. Na t’jap….

Bogdani: E llogarite 150e, jo o vlla ça thu ti me burr.

Bogdani: Aty s’janë 200 gramë, hajde ikim e peshojmë ku të duash ti.

Bogdani: Unë 50 gr I kam dhënë vetë për 100 mijë lekë. T’paktën boje 200 meqë t’ra rruga, 150 nuk bohet fjalë o vlla, për zotin nuk jam ngushtë për ato, po veç nga rruga llogarite ti që I shkova në Strugë, Dogana, duke e marr, duke ardh edhe njëher, rrezikun, duke marr çunin ehuaj anej duke I dhën noi lek noi gjë.

K: I dyqinçe jan s’jan aty e burr.

Person I paidentifikuar: Jep dyqind rrugën tjetër rregullohemi e vlla, jep 200 e hajd ikim dhe ne, se ne qem….

K: Për sa të vi un e vlla ta marr atë tjetrën?

Bogdani: Atë tjetrën nuk të gënjej kot që të them nesër pasnesër, të më vi e të them unë një ditë para.

K: Për sa dite pra, je, që je me I fjal?

Bogdani: Kiameti kiameti 2-3 dit nuk e di.

K: 2-3 dit?

Bogdani: Nuk e di të sigurt fare fare, e kupton se varet ç ate ndodh edhe ty erese mua kur më thonë po vim, vin pastaj prap. Po në momentin që ta kem në dorë vetë, e kupton ta kem në dorë vet të them hajde.

Person i paidentifikuar: Mos bosh rrugën kot ti, si ti dhe ne rrezikojmë.

Bogdani: Aty masaneje ka timen 4 cope apo 5 cope sa mund të jenë.

Person i paidentifikuar: E rregullohemi pastaj e burr.

XH: Ta boj ofert tamam se e di që e kam timen, se ktë këtu betohem për kok të asaj nane që ja kam marr tjetrit nga 300 m kan lan 250.+

Nga ky operacion policor, janë arrestuar 45-persona të cilët akuzohen me veprën penale për trafikimin e lëndëve narkotike.

Efektivët kanë sekuestruar 51 milionë lekë cash, 15 mijë euro dhe një shumë frangash zviceriane. Gjithashtu, nga kotrollet intensive, policia ka sekuestruar edhe një amrë zjarri automatike.

Zjarr Tv Ad