Unë e dua Vlorën/ Zaho i merr mikrofonin Ramës në përmbylljen e fushatës…

0
95
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama, e ka përmbyllur fushatën zgjedhore nga Vlora, duke ngjitur në podium gjithë familjen e tij.

Rama i bëri thirrje Zahos që në mbyllje të fjalës së tij të merrte mamanë, vëllain e madh dhe motrën dhe të ngjitej në podium.

Pasi u ngjit në podium, Zaho mori mikrofonin dhe tha “Mirëmbrëma, unë e dua Vlorën.”

Rama: Ju prezantoj me dikë që sa herë i thua “ore bëj mësimet”, më thotë “po i bëra mësimet do më çosh në Vlorë?” Sa herë i thua ore ik bëj not, më thotë “po bëra not do më çosh në Vlorë?” Ja ku je tani në Vlorë.

Zaho: Mirëmbrëma, unë e dua Vlorën.

Rama: Zaho e do Vlorën, Vlorën e do gjithë Shqipëria, Vlora në 25 prill do vulosë ngjitjen e Shqipërisë në një majë tjetër. Rrofshi!

Zjarr Tv Ad