Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari prej disa ditësh nuk i ka ndalur sulmet ndaj deputetit demokrat, Belind Këlliçi, të cilin e akuzon se loboi gjatë për votimin në anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së.
Kokalari kësaj radhe ka bërë një kronologji të të gjitha lëvizjeve të Këlliçit ndër vite.
Postimi i plotë:
Fuqizim i Forumit Rinor nga Belind Këlliçi apo hipokrizia e tij Bashiste?
2017 – Një grup të rinjsh të Forumit Rinor dalin kundër Lulzim Bashës pasi ky refuzoi ti jepte mandat deputeti kryetarit të tyre, pra Belind Këlliçit. Më pas, grupi i të rinjve mbeti opozitë brenda opozitës mbasi kryetari Belind Kellici, ju kthye kundër dhe u bë grup me Lulzim Bashën.
2021 – Kuota e Forumit Rinor për kandidatë/deputet ishte 5% ose 7 persona. I vetmi kandidat dhe deputet bëhet vetë kryetari – Belindi, i cili duket qartë që shiti interesat e Forumit Rinor tek super i korruptuari Lulzim Basha. Nën-kryetari i Forumit jep dorëheqjen në shenjë protestë.
2021 – Njëzet anëtar të Forumit Rinor firmosin një peticion kundër vendimit të Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar. Belindi sërish ju kthen kurrizin dhe refuzon të firmos.
2022 – Delegatët votojnë Këshillin e ri Kombëtar. Belindit i besohet një nga detyrat më të rëndësishme; pjesëtar i Komisionit Zgjedhor. Kuota e Forumit Rinor tejkalohet, me apo pa meritokraci – kjo është pyetja. Shumë nga ne presim akoma përgjigje në këtë pikë.
Tre javë më vonë, në zgjedhjet e kryesisë, Belindi del më i votbesuari, falë klanit të përzgjedhur dhe të kualifikuar nga ai vetë. Gjithashtu, 4-5 vetë të tjerë futen në Kryesi falë lobimit të po të njëjtit grup, duke lënë jashtë individ që i janë kushtuar foltores dhe do kishin fituar me meritokraci nëse nuk do të kishte orientim vote.
Belind Këlliçi e ka udhëhequr Forumin Rinor pikërisht ashtu siç Lul Basha ka udhëhequr PDnë, me klanin e tij për interesat e veta.
Për sqarim, unë e kam mbështetur Belindin deri ditën që nuhata manipulime në Këshillë, diku nga 1 Maji. Lista e lobimit që ndava me ju javën e kaluar, u diskutua midis shumë anetareve te Komisionit të Rithemelimit, dhe ramë dakort që shanset për një garë të barabartë për Kryesi dhe për pozicionet e nen-kryetarit, do ishte e pamundur kur mendon që 43 vetë nga lista e lobimit të FR, janë anëtar të Këshillit Kombëtar, dhe rreziku që kjo mbart, u vërtetua më së mirë në zgjedhjet e Kryesisë në 22 Maj.
Belindi ka thyer besimi e shumë nga ne duke sjellur në Komision të Rithemelimit, Këshill dhe më tutje metodat Bashiste që i kanë bërë vetëm dëm PDsë. Ai ka minuar besimin e njerëzve me dinjitet që e kanë të pamundur të lobojnë/lypin vota.
Më vjen keq që m’u desh ti futesha punës vetë për të ndaluar orientimin e votës për herë të dytë, por ndjehem mirë sepse, nëse kam bërë diçka për PDnë, më besoni, kjo ka qënë devijimi i një Lul Bashe të dytë në PD.