“Unë jam ajo që Trump urrente, gruaja me ngjyrë dhe homoseksuale”, kush është zëdhënësja e re e “Shtëpisë së Bardhë”

0
111
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Karin Jean-Pierre është gruaja e parë me ngjyrë dhe homoseksuale që është emëruar nga presidenti i SHBA, Joe Biden si sekretare e re e Shtypit në “Shtëpinë e Bardhë”.

Më 13 maj , 44-vjeçarja Karin do të jetë përfaqësuese e Shtëpisë së Bardhë, duke fituar titullin si njeriu i parë me ngjyrë dhe homoseksual i shpallur në këtë pozicion.

“Unë jam ajo që urren Donald Trump: gruaja, zezake, gay dhe mamaja ”, tha në vitin 2016 përfaqësuesja e atëhershme e organizatës kombëtare “MoveOn”, Karin Jean Pierre .

Pierre së bashku me partneren e saj Susan Malvo kanë adoptuar edhe një vajzë, të cilën e kanë quajtur Soleig Malvo Kean Pierre.

Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi dje se e kishte zgjedhur atë si përfaqësuese të Shtëpisë së Bardhë pasi i ka të gjitha kualifikimet për këtë post.

“Karin jo vetëm që sjell përvojën, talentin dhe integritetin e nevojshëm për këtë punë të vështirë, por ajo do të vazhdojë të udhëheqë komunikimin për punën e qeverisë Biden-Harris”, tha Biden në një deklaratë.

 

Zjarr Tv Ad