Unë jam thjeshtë, e ngjashme me ty

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Po e marr si shembull këtë mesazh për t’iu përgjigjur publikisht atyre individëve që nga dashamirësia apo respekti më projektojnë më tepër se ç’jam. Unë kam një ndjeshmëri të shtuar kundrejt kohës së diktaturës, pasi mendoj dhe besoj fort se drama e ketij kombi vjen pikërisht nga ajo kohë.

Ajo kohë prodhoi një njeri të zhveshur nga njerëzillëku, një njeri që për ideal të partisë ishte gati të bënte gjithçka dhe për fatin tonë të keq ideali partisë vazhdon ende dhe kjo është pjesa tragjike edhe sot ku të ashtëquajturit “”intelektualë” heshtin para shkatërrimit të një kryeqyteti, heshtin para programeve televizive që deformojnë formimin e të rinjve, heshtin për gjithçka për ideal të partisë.

Për t’iu rikthyer mesazhit tënd mike e panjohur, më duhet të të them se unë nuk kam asnjë mekanizëm në dorë për të të ndihmuar sikundër nuk i zotëroj as njohuritë e duhura për fushën në mënyrë që ta çoj para si çështje. Kam përshtypjen se nevojitet një jurist që i njeh mirë hallkat e shtetit ( ndoshta dhe gabohem).

Zotëroj veçse fjalën dhe asgjë më shumë. E përditshmja ime është larg medias apo ekranit dhe nuk jam gazetare në profesion. Thjesht diçka që dikush e thotë me gojë, unë e them me shkrim.

Post Scriptum- Përulësisht faleminderit për vlerësimin.

Elona Caslli

Zjarr Tv Ad