“Unë nuk dua më fëmijë aq më tepër vajza”, si reagoi Vladimir Putin kur mësoi se do të bëhet sërish baba! Ja ku është vendosur e dashura e tij

0
89
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Unë nuk dua më fëmijë aq më tepër vajza”. Kështu mësohet të jetë shprehur presidenti rus Vladimir Putin pasi ka mësuar shtatzëninë e të dashurës së tij Alina Kabaeva  e cila po pret fëmijën e tyre të pestë.

Putin thuhet  se ka gjithsej katër fëmijë me të dashurën e tij Alina, fituese e medaljes së artë olimpike në gjimnastikë, e cila është 30 vite më e vogël se ai.

E dashura e Putinit, Kabaeva, besohet se ka dy djem dhe dy vajza binjake me presidentin rus, të gjithë të lindur në Zvicër, thanë burimet për Page Six. Ajo dhe fëmijët ndodhen në një vend sekret, shtuan burimet.

Në maj, e njëjta llogari që publikoi lajmin në kanalin Telegram raportoi se Kabaeva ishte përsëri shtatzënë, duke postuar mesazhin e mëposhtëm: ” Putini zbuloi se e dashura e tij është përsëri shtatzënë dhe me sa duket, kjo nuk ishte planifikuar,” tha në atë kohë llogaria në fjalë.

Lideri rus ka dy vajza nga martesa me ish stjuardesën ruse Lyudmila Skrebneva: 36-vjeçarja Maria Putina, e cila mban mbiemrin Vorontsova dhe 35-vjeçarja Katerina Tikonova, një ish kërcimtare që drejton një iniciativë të inteligjencës artificiale në Universitetin Shtetëror të Moskës.

Putin thuhet gjithashtu se ka një vajzë, Luiza Rozova, e njohur gjithashtu si Elizaveta Krivonotzic, me Svetlana Krivonotzic, partneren e tij në vitet 1990.

Zjarr Tv Ad