Unë nuk jam Fredi Beleri

0
956
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Carlo Bollino

Çdo i arrestuar është i pafajshëm deri në një dënim në formë të prerë, prandaj është shumë shpejt për ta konsideruar Fredi Belerin me të vërtetë fajtor për shitje votash me qëllim fitoren e zgjedhjeve të 14 majit. Por, nëse një qytetar arrestohet në flagrancë, dhe kapet nga policia që e përgjoi duke paguar për vota të blera (40.000 leke për 8 vota me sa duket), është një i dyshuar shumë i fortë. Pra, nëse është shpejt për të thënë që Beleri është fajtor, është edhe tepër shpejt për ta konsideruar viktimë të pafajshme.

Ka politikanë që bërtasin prej vitesh kundër shitblerjes së votave, pastaj thërrasin për komplot sa herë që një shoku i tyre arrestohet me akuzën e blerjes së votës. Si mund të çmontohet ky kancer i sistemit politik nëse prokuroria dhe policia nuk mund të arrestojnë askënd pa përfunduar në makinën grirëse të akuzave? Si mund të mendosh që fajtorë janë vetëm kundërshtarët tane?

Dhe si mundet që një politikan, cilido politikan, të konsiderojë të pafajshëm dikë vetëm sepse është nga krahu i tij? Ose e mbron sepse është bashkëfajtor, ose e mbron se nuk njeh të vërtetën, pra duke gënjyer.

“Unë nuk jam Fredi Beleri”, këtë duhet të thotë sot cilido politikan dhe qytetar i ndershëm, duke refuzuar çdo koment tjetër, duke ritheksuar integritetin e vet dhe duke lënë drejtësinë të qartësojë vërtetësinë. Vetëm në këtë mënyrë luftohet për zgjedhje të lira, demokratike dhe të ndershme. Në të kundërt është vetëm hipokrizi!

Zjarr Tv Ad