“Unë të kap kur të dua”/ Luizi e çoi në nominim Kristin sepse nuk do t’ia falë kurrë këtë fjali që ai tha për Kiarën dhe ofendoi rëndë

0
4887
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...





Gjatë prime-t të djeshëm të “Big Brother VIP” Luizi ka habitur të gjithë me veprim. Teksa zarfi i zi u hap dhe u zbulua se në nominim shkon Kristi, Maestro dhe Luizi, ky i fundit tregoi se ky ishte i gjithi plani i tij.





Teksa shumë ishin dyshues, ai tregoi se këtë plan e ka huazuar nga “Big Brother Canada”. Luiz u fut së bashku me Kristi dhe Maestron në banjën e shtëpisë, veprim i cili nuk lejohet pasi është një ambient pa kamera.





“Kutia e pandorës më iku kot. Janë inate të vjetra”, ishin arsyet e Luizit. Por nëse për Maestron arsyeja është e ditur, të gjithë u habitën për veprimin e Luizit ndaj Kristit.





Për këtë të fundit Luizi zbuloi se nuk ia ka haruar kur i ka thënë Kiarës “unë të kap kur të dua”.
Luizi: E kisha organizuar enkas këtë gjë, janë inate të vjetra, inatet e vjetra unë nuk i fal, as këtij as atij. Ai i ka thënë kësaj unë të kapi kur të dua.





“Nëse e fiton Luizi, është në dështim Shqipëria. Ai nuk është shembulli që duhet të shpallet fitues”– Kështu u shpreh Krist Aliaj ditën e sotme në “Big Brother Vip”, për fitoren e mundshme të Luizit.





Në fakt, kjo deklaratë e Kristit, nuk iu drejtua vetëm Luizit, por të gjithë popullit shqiptar që ndjek ose jo “BBV.”





Zjarr Tv Ad