UNESCO kërkoi të ndalohen URGJENTISHT punimet në Bypass-in e Gjirokastrës, Rama shkon vetë për ta inspektuar, Margariti: Muri që u bë mediatik dje nuk ka asnjë vlerë historike

0
625
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e djeshme Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s bëri thirrje që të ndërpriten të gjitha punimet në Bypass-in e Gjirokastrës, duke sugjeruar që Shqipëria të ftojë një mision monitorimi për të parë nëse ndërtimi ka shkaktuar dëm ose mund të shkaktojë.

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Kulturës Elva Margariti ka vizituar punimet që po zhvillohen në Gjirokastër, teksa u shpreh se këto punime do të çlirojnë zemrën e qytetit nga amullia e makinave të parkuara kuturu.

Ministrja Margariti përmendi edhe shqetësimin e UNESCO-s, por tha se muri për të cilin u ngrit shqetësimi u studiua dhe arkeologët dolën në përfundimin që nuk ka asnjë vlerë historike.

Zjarr Tv Ad