UNICEF: 200 milionë fëmijë në të gjithë botën vuajnë nga uria

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Në botë më shumë se 200 milionë fëmijë vuajnë nga kequshqyerja, duke bërë që në 2017-n rreth 3 milionë fëmijë të humbin jetën. Ndërsa në Itali një fëmijë në tre është mbipeshë. Këto janë disa nga të dhënat e UNICEF, sipas të cilave janë rreth 151 milionë fëmijët e prekur nga kequshqyerja kronike, ndërsa 50.5 milionë nga ajo akute. Afrika dhe Azia ndajnë shifrën më të lartë të formave të ndryshme të kequshqyerjes, pasi 55 për qind e këtyre fëmijëve jetojnë në Azi dhe 39 për qind në Afrikë.

Por situatë alarmante ëshët dhe obeziteti, kun ë vitin 2017 38.3 milionë fëmijë nën moshën 5 vjeç rezultonin mbipeshë. Në Europë një fëmijë në tre është mbipeshë. Shqetësimet në sjelljen e të ushqyerit janë patologji shumë të rënda pasi ndikojnë në shendtin fizik dhe mendor. Ky fenomen është i pranishëm në vendet e industrializuara dhe me nivel të lartë jetese.

 

Zjarr Tv Ad