UNIKALE : GRAMATIKA E MARTIN CAMAJT

0
1020
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Aurel Plasari

Ndoshta e kanë thënë, ndoshta nuk e kanë thënë, por duhet pohuar pa asnjë mëdyshje: “Gramatika” e Martin Camajt është e vetmja gramatikë e gjuhës shqipe – pra e vetmja – që përmban dhe trajton të tria degëzimet e mëdha të shqipes, d.m.th. toskërishten, gegnishten dhe dialektin arbëresh. Është dëshmia më e qartë që i mërguari i madh, përpos se shkrimtar, ka qenë edhe gjuhëtar i nivelit më të lartë. Për të dalluar se sa rëndësi ka për një shkrimtar njohja shkencore e gjuhës kombëtare do të ishte bukur të kujtohej se si Proust-i e shprehte admirimin e tij për Flaubert-in duke e quajtur “gjeni gramatikal”: “génie grammatical”.

https://www.facebook.com/aurel.plasari.12/posts/2300131310212399

Zjarr Tv Ad