Unioni Studentor Evropian mbështet protestën e të rinjve shqiptarë

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Protestat masive të studentëve në Shqipëri, kanë tërhequr vëmendjen e Unionit Studentor Evropian.

Gjatë një deklarate të publikuar ata janë shprehur se, e mbështesin protestën paqësore të të rinjve shqiptarë dhe  përpjekjet e tyre.

“Unioni Studentor Evropian mbështet studentët shqiptarë. Vendimi nr.288 i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë ka krijuar pakënaqësi të madhe në mesin e studentëve shqiptarë, të cilët kanë evoluar në protesta masive të studentëve. Vendimi nënvizon dyfishimin e tarifave për provimet e mbartura.

Data 5 dhjetor ishte  dita që shënoi fillimin e protestave më të mëdha që janë bërë ndonjëherë nga studentët këto vitet e fundit .

Ndërsa qeveria ka vendosur të heqë këtë masë, studentët po kërkojnë cilësi më të lartë të sistemit arsimor.

Anëtarët janë gjithashtu përfaqësues autonomë dhe veprojnë sipas principeve demokratike..

UNS është i hapur për të gjithë studentët e vendeve përkatëse, pa marrë parasysh bindjen politike, religjionin, origjinën etnike, kulturore, apo pozitën shoqërore (sociale).

Përmes përfaqësuesve të vet, UES-i (Unioni Evropian i Studentëve) përfaqësohet nga më shumë se 11 milionë studentë në Evropë.

 

Zjarr Tv Ad