Në auditoret e Universiteteve të hënën e 17 tetorit 2022 do të ulen rreth 1 mijë studentë më pak se vitin e shkuar.
Sipas të dhënave mësohet se gjatë dy raundeve janë rejgistruar rreth 19 mijë maturantë të rinj.
Një rënie të numrit të regjistrimeve ka hasur Universiteti Bujqësore, pasi këtë vit janë regjistruar rreth 150 studentë më pak.
Degët peshkim apo zootekni rrezikojnë mbylljen pasi të regjistruar janë vetëm 6 studentë. Ndërkohë, në Fakultetin e Shekncave të Natyrës në degën Fizikë janë regjistruar vetëm 10 studentë, në Kimi 12 dhe në Matematikë 25 studentë.
Sa i takon degëve më të preferuara, Mjekësia dhe Inxhinieria qëndrojnë në krye të listës, të pasuara nga Ekonomiku dhe Juridiku.
“Në raundin e dytë janë regjistruar rreth 4000 maturantë nga 6000 që aplikuan, që do të thotë se 2000 maturantë që nuk u regjistruan kanë mundësi të riaplikojnë për raundin e tretë plus këtyre do ti shtohen 1300 maturantë nga vitet e kaluara që kanë aplikuar me formularin A1Z.
Degët e mjekësisë, mjekësi e përgjithshme, stomatologji, infermieri dhe inxhinieritë patën një ecuri shumë të mirë, veçanërisht tekonologjia e informacionit, por dhe degë që lidhen me ndërtimin”, u shpreh drejtori i RASH, Arjan Xhelaj.