Universiteti Bujqësor/ Qeveria jep 1 mln dollarë për ndërtimin e një ferme eksperimentale

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Universiteti Bujqësor i Tiranës shumë shpejt do të ketë fermën e tij eksperimentale që do të vihet në dispozicion të studentëve që studiojnë atje. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë, ku është miratuar fondi prej 1 milion dollarësh për ngritjen e fermës me sipërfaqe 135 hektarë.

Bledi Çuçi: Një ditë pas nisjes së punës në administratën publike të 871 studentëve ekselentë, nga të cilët 31do të jenë pjesë e Ministrisë së Bujqësisë, kemi sot për të ndarë bashkarisht një tjetër zhvillim pozitiv në kuadër të angazhimeve që kemi marrë për Paktin e Universitetit.Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave miratuam vendimin për ti kaluar Univeristetit Bujqësor të Tiranës fondin prej 1 milion dollarë për financimin e fermës eksperimentale, didaktike të këtij Universiteti. Ferma me sipërfaqe 135 hektarë është një sipërmarrje që bëhet për herë të parë në vendin tonë.

 

Zjarr Tv Ad