Uragani Dorian sjell në brigje kokainën “Diamant”, një pako kushton 30 mijë $

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Uragani Dorian ka sjellë në brigjet e Floridas një sërë mbetjesh mes tyre edhe një kilogram kokainë të paketuar.

Pakoja e kokainës që mban emrin “Diamant” është gjetur mëngjesin e së martës në bregdetin afër Paradise Beach, të Floridas.

“Një rojtar i plazhit gjeti pakon e dyshimtë” tha për CNN  zëdhënësi i qytetit të Melbourne, Cheryl Mall.

Oficeri e mori “paketën” dhe përmbajtja e saj u testua, duke konfirmuar se i përkiste llojit kokainën.

Por kjo pako nuk është e vetmja e gjendur nga prurjet e Uraganit Dorian.

Një të premte në plazhin Cocoa Beach u gjet një çantë e mbushur me 15 pako, kokainë. Vetëm një tullë kokainë kapte vlerën rreth 30,000 dollarë nëse do të dilte në treg.

Zjarr Tv Ad