Urdhër-arresti për deputetin kosovar Etem Arifi/I dënuar me vendim të formës së prerë për mashtrimin me subvencion

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar të martën urdhër-arrest ndaj deputetit Etem Arifi, i dënuar me vendim të formës së prerë për mashtrimin me subvencione, që kapin shumën mbi 25 mijë euro.

Urdhri është lëshuar me qëllim për ta dërguar atë në vuajtje të dënimit me burg. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Ju njoftojmë se i dënuari E. A e ka pranuar vendimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës, me të cilin i është refuzuar ankesa si e pabazuar dhe është bërë i plotfuqishëm vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë. I dënuari E.A është dashur që pas pranimit të vendimit të lajmërohet në Qendrën për vuajtjen e dënimit me burg, por pasi që i njëjti nuk është lajmëruar, Gjykata ka lëshuar urdhëresë për ndalim, arrestim dhe dërgimin e të njëjtit në vuajtje të dënimit me burg”, tha Gashi në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë. Arifi është i dënuar me një vit e tre muaj burgim për veprën penale “mashtrim me subvencione”.

Sipas vendimit të gjykatës, deputeti Etem Arifi, së bashku me Bajram Gashin, drejtor i OJQ-së “Zëri i Ashkalinjve”, kanë përvetësuar rreth 26 mijë euro. Etem Arifi është deputet në Kuvendin e Kosovës nga Partia e Ashkalive për Integrim.

Zjarr Tv Ad