‘Urdhër nga Delina të fshijmë të dhëna’, reagon Berisha: Narko-shteti di t’i fshehë gjurmët e krimeve

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot shqetësimin dhe ankthin që po përjetojnë punonjësit e Tatimeve prej kërcënimeve që po ju bëhen nga drejtoresha Delina Ibrahimi. “Denoncohet ndrikull narkodrejtoresha Delina Ibrahimi, – shkruan Berisha, – se urdhëron fshirjen në serverin e Tatimeve, të të dhënave sensitive?! Krim i mirëfilltë! Narko-shteti di të fshehë me çdo kusht, gjurmët e krimeve të tij! Lexoni denoncimin e punonjësit dixhital”Përshëndetje doktor!

Unë punoj në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, aktualisht prej disa ditësh kemi marrë urdhër nga drejtoresha Delina Ibrahimi për të fshirë nga serveri të dhëna sensitive. Po kërcënohen punonjës të ndershëm me mosdhënie të librezës së punës nëse nuk zbatohen këto porosi.

Administrata tatimore është kthyer në privat biznes në shërbim të Drejtoreshës dhe dy Zëvendësdrejtorëve 30- vjeçarë të cilët nuk kanë as librezë pune. Ata kërcënojnë çdo punonjës të ndershëm me vendin e punës.

Kështu nuk punohet më në këtë sistem të kalbur. Të lutem, se vetëm te ty kemi shpresë dhe je i vetmi që na dëgjon.

Zjarr Tv Ad