Urdhërarrest për Trump. Irani kërkon ‘kokën’ e presidentit amerikan

0
4
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shteti iranian ka shpërndarë një urdhërarrest ndërkombëtar në dëm të një njeriu që pakkush do të guxonte ta arrestonte, presidentit amerikan Donald Trump dhe disa personave të tjerë të përfshirë në sulmin me dron që vrau një gjeneral iranian në Bagdad. Prokuroria e Teheranit deklaroi të hënën se Trump, bashkë me 30 persona të tjerë që Republika Islamike i akuzon për përfshirje në atentatin e 3 janarit, përballen me akuzat e vrasjes dhe terrorizmit. Sipas agjencisë gjysmështetërore të lajmeve “ISNA”, prokuroria nuk identifikoi persona të tjerë përveç Trump, por theksoi se Irani do të vazhdojë ndjekjen penale të tij edhe kur ai të mos jetë më president. Teherani zyrtar bëri me dije më tej se kishte lëshuar një urdhërarrest të nivelit të kuq, që është më i larti që mund të lëshohet dhe që i kërkon Interpol-it kërkimin, lokalizimin dhe arrestimin e individit të identifikuar.  Interpol, agjencia policore me bazë në Lion, nuk iu përgjigj kërkesës për një koment, por ka pak gjasa që të plotësojë kërkesën e Iranit, mes të tjerash sepse protokolli i tij i ndalon arrestimet që kanë natyrë politike. Shtetet e Bashkuara vranë gjeneralin Qassem Soleimani, që drejtonte Gardën Revolucionare Iraniane, në një sulm në afërsi të aeroportit të Bagdadit në muajin janar. Vrasja erdhi pas muaj incidentesh mes dy vendeve dhe çoi në reagimin e Iranit që sulmoi me raketa një bazë amerikane në Irak.

Zjarr Tv Ad