Urdhra dhe formularë për administratën/ Kush nuk voton, largohet nga puna

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I bindur se edhe nëse bëhen, votimet e 30 qershorit do të dështojnë, Edi Rama ka vendosur të kërcënojë të gjithë punonjësit e shtetit.

Përveç se është dhënë urdhër që të gjithë të votojnë, Partia Socialiste ka shpërndarë edhe formularë ku të shkruhen emrat e njerëzve që do të dalin për të votuar.

Me kërcënimet për largime nga puna, Rama kërkon të zhvillojë votimet moniste.

Mësohet se është dhënë urdhër për administratën, se kush nuk ka shenjën me bojë në gisht, që tregon se nuk ka votuar, do të largohet nga puna.

Gjithashtu janë shpërndarë edhe formularë nga ana e PS-së për të bërë identifikimin e zgjedhësve dhe ‘garancinë’ për votën që do japin.

 

Zjarr Tv Ad