Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pas thirrjes së kryeprokurorit Olsian Çela ndaj prokurorëve të rretheve për të hetuar krimet zgjedhore.
Duke rishpërndarë thirrjen e kryeprokurorit, Kim thekson se reforma në drejtësi kërkon që prokurorët të kryejnë detyrën e tyre me pavarësi dhe integritet.
Yuri Kim:
Prokurori i Përgjithshëm Çela u ka kërkuar të gjithë prokurorëve në Flamurin e Shqipërisë të intensifikojnë hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve elektorale. Flamuri i Shteteve të Bashkuara e mbështet fuqimisht këtë thirrje. Reforma në Drejtësi kërkon që prokurorët të kryejnë detyrën e tyre me pavarësi dhe integritet. Askush nuk është mbi ligjin.