Urdhri i prerë i ministrisë së Arsimit, kushti që fëmijët të rregjistrohen në shkolla

0
274
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Asnjë fëmijë nuk do të regjistrohet në kopsht dhe shkollë pa i kryer më parë të gjitha vaksinat. Ky është një urdhër i prerë i vendosur së fundmi nga Ministria e Arsimit pas alarmit të muajve të fundit me përhapjen e fruthit, për shkak të mosvaksinimit në kohë të fëmijëve.

Sipas “Panorama” në urdhëresën e saj, MAS ka bërë disa ndryshime në dispozitat normative për sistemin arsimor parauniversitar, duke e bërë vaksinimin kusht për t’u pranuar në kopshte e shkolla.

E po ashtu, falë reformës së derregullimit, vihet re një reduktim i procedurës së nevojshme për regjistrim, ku raporti i vaksinimeve qëndron në listën e paktë të dokumenteve që duhen dorëzuar. Ndërsa regjistrimi për klasën e parë kushtëzohet nga vaksinimi dhe nga ndjekja e kopshtit.

URDHRI I RI

Për regjistrimet në kopsht nuk do të nevojitet më certifikata e lindjes, por vetëm vërtetimi i kryerjes së vaksinave. “Për regjistrimin e fëmijës në kopsht paraqitet vetëm vërtetimi i vaksinimeve nga qendra shëndetësore. Në raste të veçanta, kur prindi nuk ka vërtetimin e vaksinimeve të fëmijës, drejtoresha e kopshtit i kërkon prindit t’i drejtohet qendrës përkatëse shëndetësore dhe pas marrjes së vërtetimit, e regjistron fëmijën”, përcaktohet në pikën 6 dhe 7 të nenit 5 të “Dispozitave normative për sistemin arsimor parauniversitar”.

Ndërsa, pesë dokumentet e duhura për t’u regjistruar në klasën e parë, në urdhrin e ri reduktohet në vetëm dy të tilla. “Për regjistrimin fëmijës në klasën e parë paraditen këto dokumente: vërtetim i vaksinimeve nga qendra shëndetësore dhe vërtetimi i ndjekjes së kopshtit sipas grupeve, i firmosur nga drejtoresha e kopshtit”.

Për vaksinimin, gjithashtu nuk do të ketë asnjë lëshim. Me reformën e derregullimit, do të ketë reduktim dokumentesh edhe për regjistrime në gjimnaz. Me certifikatën e lindjes online, tashmë do të nevojitet vetëm formulari i plotësuar për lëndët me zgjedhje.

Zjarr Tv Ad