Urgjenca mbushet me protestuesit e opozitës

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me dhjetra protestues të opozitës janë përcjellë gjatë orëve të fundit në repartin e Urgjencës që Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën e parë mjekësore pas sulmit që Policia e Shtetit u bëri ditën e sotme me gazlotsjellës. Protestuesit kanë shfaqur vështirësi të mëdha në shikim, gjë që vihet re edhe në pamjet e mëposhtme. Shumë prej tyre kanë nevojë për një trajtim të specializuar, si edhe për skaner për të parë shkallën e dëmtimit.

Të pranishëm pranë tyre në këto momente janë drejtuesit e Partisë Demokratike, Albana Vokshi dhe Tritan Shehu, të cilët u kanë dhënë të gjithë mbështetjen e tyre, duke u kujdesur për një shërim sa më të shpejtë. Kjo nuk është hera e parë që Policia e Shtetit përdor gaz të rëndë lotsjellës ndaj protestuesve, por kjo nuk i ka penguar protestuesit të jenë masivë në thirrjen që u ka bërë opozita kundër keqqeverisjes që Rama po i bën vendit.

 

Zjarr Tv Ad